ALIJI – BAZELI KTHEN MBROJTESIN KUQEZI NGA HUAZIMI TË VADUZI

Sport

FCBasel1893vChelseaUEFAEuropaLeagueJNb7MJE-4pnl
Nuk u kënaq shumë nga qëndroi në pankinë për dy ndeshjet e Kombëtares, aq më tepër pas humbjes me Portugalinë. Por për Naser Alijin lajmi i mirë ka ardhur pas dy sfidave të përfaqësueseve, pasi Basel ka vendosur ta rikthejë në gjirin e vet, ndërkohë që e kishte huazuar te Vaduzi në fillim të këtij viti.
Drejtuesit e klubit kampion të Zvicrës vendosën ta tërheqin në skuadër, duke parë dëmtimi e papritur të mbrojtësit afrikan Adama Traore në ndeshjen e shtetit të tij me Bregun e Fildishtë ndaj Sierra Leones. Tashmë, ai ka lënë një boshllëk te prapavija e Basel, ku si mbrojtës i majtë tani figuron vetëm Safari. Aliji është aktivizuar 14 herë në ekipin e parë të kampionëve nga viti 2013, duke shënuar edhe 1 gol.
Kujtojmë që mbrojtësi 21-vjeçar ka qënë titullar në të 7 javët e luajtura deri tani në Superligën e Zvcrës. Ai do t’i bashkohet Baselit që të premten dhe do të mund të luajë edhe në Kupën e Zvicrës, por jo në Europa League pasi ka luajtur aty në këtë edicion në radhët e Vaduz. Aliji, një nga 21 futbollistët shqiptarë që luajnë në Superligën e Zvicrës, është futbollisti i parë i Kombëtares kuqezi që vjen nga Maqedonia.