“Tek lojtarët e mi vërej një ndjenjë revanshi, për të bërë të harrohet ajo humbje turpëruese që pësuam në takimin e parë kundër Napolit. Duhet të luajmë më mirë me topin në krahasim me ndeshjen e kaluar. Por edhe në lëvizjet pa top duhet të bëjmë shumë më të mira në lojë e sipër. Nuk do thoja se është një problem brishtësie. Thjesht jemi pak jo stabël në atë që bëjmë. Por nuk mund të mendosh të kesh një nivel shumë të lartë në të gjithë ndeshjet. Këtë duhet ta kemi parasysh gjithmonë. Edhe pse ne duam të jemi përherë dominantë e të bëjmë presion lart. Pastaj është e qartë, duhet të nisim të organizohemi më mirë edhe disa metra më prapa sesa mesfusha. Edhe këtë radhë do të kërkojmë të kemi sjelljen që patëm në fushë gjatë ndeshjes së parë, ndonëse me detaje shumë më të mira sesa ato të javës së kaluar. E gjitha mendoj se është cështje besimi dhe bindjeje, në atë që bëjmë. Nëse fitojmë këtë sfidë, atëherë kemi mundësi të mëdha për t’u kualifikuar në fazën tjetër. Sa i takon formacionit më duhet të marr disa vendime në orët përpara ndeshjes, në lidhje me lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, pasi kam ende disa dilema”.