Alexis Sanchez zyrtarizohet me Man.Utd duke i rënë… pianos

Sport

Alexis Sanchez
Duke luajtur në piano… Ishte pikerisht kjo menyra e veçante e zyrtarizimit te Alexis Sanchez si lojtar i Manchester United. Zyrtarizim qe ne fakt pritej prej kohesh, sidomos nga tifozet e “djajve te kuq”, qe e shohin 29-vjeçarin si njeriun e duhur qe mund te udheheqe skuadren ne arritjen e objektivave madhor.
Sanchez ka firmosur nje kontrate qe e mban te lidhur me Manchester United deri ne qershorin e vitit 2022, me nje page rekord ne Premier League prej 350 mije paundesh ne jave. Ai do te mbaje numrin 7 mbi shpine, duke shprehur qarte pritshmerite ndaj tij, pasi ai numer eshte mbajtur nga lojtaret qe kane bere histori ne Manchester si Cristiano Ronaldo, David Beckham dhe Eric Cantona.
Ai ishte nje deshire e trajnerit Jose Mourinho, i cili thuhet t’u kete kerkuar drejtuesve futbollistin nga Kili, si kusht per te firmosur rinovimin e kontrates.
Kurse vete Sanchez, menjehere pas zyrtarizimit eshte shprehur se me kete transferim ka realizuar nje enderr te tij te femijerise. Ai ka pranuar zerat se mund te kishte qene pjese e United qe kur skuadra drejtohej nga Sir Alex Ferguson, por gjerat nuk ecen siç ishin menduar. Ndersa per sa i perket rolit te Mourinho ne kete transferim, Sanchez shprehet se portugezi ishte ai qe kembenguli ne kontaktet e para me te dhe e shtyu te braktiste qe ne janar skuadren e Arsenal.
29-vjeçari shfaqet ambicioz ne lidhje me objektivat e tij tek skuadra e re, ku shpreson te arrije triumfin ne Premier League e sigurisht ne kompeticionin me te lakmuar per klube, Champions League.
Manchester United i jep fund nje historie te gjate lajmesh e spekulimesh ne lidhje me Sanchez, per te cilin ishin ne gare edhe Chelsea e Manchester City.
“Citizens” nga ana e tyre u jane kunderpergjigjur transferimit te Sanchez ne “Old Trafford” me rinovimin e kontrates se Kevin De Bryune, me nje page te njejte si te Sanchez, prej 350 mije paundesh ne jave.