Alexis Sanchez është zhgënjyer nga ajo çfarë ka gjetur tek Manchester United

Sport

Alexis SanchezAlexis Sanchez

Alexis Sanchez ishte padyshim transferimi më i bujshëm i merkatos dimërore. Sulmuesi kilen u kritikua shumë për lëvizjen e tij nga Arsenali drejt Manchester United, ku u akuzua se e kërkoi këtë transferim për shkak të parave dhe jo vetëm prej çështjes së trofeve.
Por më ne fund, Sanchez ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në lidhje me këtë kalim të tij në “Old Trafford” dhe pritshmëritë rreth këtij ndryshimi në karrierën e tij. Siç raporton “The Sun”, 29-vjeçari priste diçka më të mirë tek “djajte e kuq”. Ai citohet të ketë thënë së për të ishte hera e parë që ndryshonte skuadër në janar dhe gjërat duhet të bëheshin sa më shpejt.
Burime pranë lojtarit thonë se Sanchez nuk ka gjetur atë që mendonte tek Manchester United dhe se së fundmi duket si i përhumbur, njësoj si Angel Di Maria kur luante për këtë skuadër.
Diçka e tillë mund të konfirmohet edhe tek fakti që kileni vazhdon të drekojë i vetëm dhe jo me shokët e skuadres, ndërsa krejt e kundërta ndodh me kombëtaren, ku ai shihet mjaft i lumtur përkrah lojtarëve të tjerë apo stafit.
Alexis numëron 10 ndeshje deri më tani me Manchester United, ku ka realizuar vetëm 1 gol. Paga e tij prej 505 mijë paundësh në javë mendohej të jusftifikonte impaktin e tij në fushën e lojës, gjë që deri më tani ende nuk ka ndodhur.