Alexis Sanchez akord me Marseille

Sport

Alexis Sanchez prej kohësh është me “valixhe në duar” për tu larguar nga Interi.Klubi ka bërë c’është emundr për ti gjetur një destinacion kilenit dhe për të hequr nga shpatullat pagën e rëndë të sulmuesit. Tashmë duket se më në fund Interi i’a ka dalë të gjejë një ekip për 33 vjecarin i cili edicionin e fundit ishte lojtari më i paguar i skuadrës me 7 milion euro në sezon.

Sipas mediave ndërkombëtare, “El Nino Maravilla” ka gjetur akordin me Marseillen. Ai do të firmosë një kontratë dy vjecare nga e cila do të pëfitoj gjithsej 6 milion euro, sigurisht një reduktim i ndjeshëm i pagës, por që do ti japë sërish mundësinë sulmuesit të jetë pjesë e Uefa Champions Leagues. Në  anën tjetër duhet që lojtari të bindet edhe nga shifra që Interi do ti kalojë në llogarinë e tij për prishjen e kontratës, pritet që zikaltërve ti kushtoj rreth 4 milion euro kjo prishje e parakohshme e marrëveshjes me amerikano-latinin, kontrata e të cilit me klubin milanez përfundon në vitin 2023. Ndërkaq nuk është vetëm Sanchez me “valixhe në duar”, por edhe Denzel Dumfries për të cilin Chelsea ka gati 40 milion euro, teksa Interi po projekton zëvendësuesit e tij ku në sipërfaqe kanë dalë emrat e Alvaro Odriozolës dhe Wilfred Singos.