Aleks Rins arrin suksesin e dytë sezonal në MotoGP

Sport

Në Britaninë e madhe Markezit i rrëmbyen fitoren në kthesën e fundit, por spanjolli hipotekoi titullin kampion pas rrezimit të Doviciozo. Një triumf i merituar për Aleks Rins që me fitoren në Britani arrin të dytin sukses sezonal në MotoGP. Piloti i Suzukit kreu parakalimin vendimtar në metrat e fundit, pas një dueli spektakolar. Edhe një herë Markezin e tradhëtoi kthesa e fundit, njësoj sin ë Spilberg kur e befasoi Doviciozo. Rins u tregua i jashtëzakonshëm në mbajtjen e ritmit galopant të Markez deri në fund, duke bërë lëvizjen e duhur në momentin e duhur. Festë e madhe tek Suzuki, me Rins që përsërit suksesin e arritur në Austin. “Një fitore e pabesueshme, nuk arrij të gjej fjalët për të shpjeguar sesi ndihem- ka deklaruar spanjolli i Suzukit. Nëb xhiron e parafundit bëra një gabim të madh sepse isha i bindur që kishte nisur xhiro e fundit, por ai moment më bëri të kuptoj se isha më i shpejtë në atë kthesë.

Ia dola në tentativën e dytë dhe jam i lumtur sepse nuk është aspak e thjeshtë të fitosh kështu ndaj Markezit- ka përfunduar Rins. Podiumin në Silverstonë e kompletoi Vinales mbi Jamaha, vetëm i katërti Valentino Rosi, sërish i zhgenjyer nga performaca e motorit. Në fakt për Jamahat ishte një garë në tërësi zhgenjyese, teksa në prova u krijua ideja se do të ishte një e diel ku do të bënin diferencën. Rosi pati telashe me gomëns e pasme. Sa i takon luftës për titull dhe Mark Markezit, ai e sheh veten 78 pikë përpara Doviciozos në klasifikim. Piloti i Dukatit përjetoi të dielën më të keqe të këtij edicioni, me një aksident të frikshëm që në metrat e parë të garës.Italiani u shemb fort në tokë dhe pësoi humbje të përkohëshme të kujtesës, por kontrollet e bëra në spitalin e Koventrit larguan cdo lloj frike për pilotin që është rikthyer tashmë në shtëpi. Lajmet e mira sa i takojnë shëndetit, shoqërohen me shpresën e humbur në luftën për titullin.