Nga skuadra e Partizanit nuk ka lajme të mira. Portieri i ekipit, Alban Hoxha, është arrestuar ditën e djeshme nga policia për drejtim mjeti nën konsumin e alkoolit. Hoxha gjendet në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit dhe pritet të dalë për masë sigurie në gjykatë ditën e martë, për të mësuar nëse do të qëndrojë në paraburgim apo do të lirohet.
Në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.31-vjeçari Hoxha mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit, por rikuperimi dukej se po shkonte mirë dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës. Tashmë mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo çështje në lidhje me gardianin e “demave”, siç njihet Hoxha, i cili, vetëm 2 ditë më parë festoi ditëlindjen.