ALARMI I VIROLOGUT GJERMAN: NUK DO LUHET FUTBOLL DERI VITIN TJETER

Sport

Alarm i virologut gjerman, Jonas Schmidt-Chanasit, i ka vendosur në dyshim rifillimin e aktiviteteve futbollistike dhe veçanërisht mampionatit gjerman, duke theksuar se futbolli mund të mos rifillojë të paktën deri në fund të vitit.

“Jam i bindur se futbolli nuk rifillon deri vitin tjetër. Mendoj se nuk është e mundur që sezoni aktual të përfundohet. Madje dhe ndeshjet pa tifozë nuk më duken të përshtatshme, sepse do të shtynin njerëzit të takoheshin për të parë ndeshjet së bashku.
Prandaj, unë them se vendimi për rifillimin e futbollit të merret i fundit, duke qenë se ka gjëra më të rëndësishme për t’u vendosur më parë. Mes të cilave parësore është jeta e njerëzve”, perfundoi virologu