Alarmi i Bartomeut: Kemi nisur të mendojmë të ardhmen pa…

Sport

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës ka folur mbi të ardhmen e klubit katalanas. Kreu i kampionëve të Spanjësi është shprehur se klubi i tij duhet të përgatitet
që shumë shpejt të përballojë një të ardhme pa yllin argjentinas Lionel Messi. Bartomeu, në një prononcim për agjencinë Reuters, ka thënë se “Barcelona duhet të fillojë të punojmë për një fazë të re për klubin, që do të cilësohet si ‘pas epokës së Messi-t’. Për këtë arsye, jemi duke u përgatitur për të sjellë në ekip lojtarë të rinj të talentuar. Si president i klubit shpresoj që Leo të qëndroj më ne për shumë vite, por duhet të mendojmë për kohën që do të vijë pasi Messi të vendosi mos të luaj më futboll”. Këto kanë qenë fjalët e presidentit, të cilat kanë shqetësuar jo pak klubin dhe tifozët.

Sidoqotë e sigurtë është se “Pulce” do të qendrojë të paktën deri në  2021-shin me katalanasit, në bazë të kontratës aktuale. Aty pritet që gjithsesi të mbyllë karrierën. E për këtë aryse, drejtuesit po punojnë për të zgjatur marrëveshjen aktuale për të ashtuquajturin “Pleshti” të paktën deri në 2023-shin atëherë kur ai do të jetë 34-vjecar. Gjithsesi, nga ana tjetër duket qartë se politika e ndjekur nga Barcelona gjatë kësaj vere ka qenë ajo e rinovimit të kontigjentit të skuadrës me lojtarë të rinj. Në këtë prizëm mund të përmenden afrimet e De Jong, apo edhe Grizman, i cili në të vërtetë nuk është se bën pjesë ndër lojtarët e prespektivës.