Jurgen Klopp është trajneri i momentit, në mbarë panoramën futbollistive evropian. Emri i gjermanit, të shpallur kampion i Evropës me Liverpool në Champions League, po qarkullon periudhën e fundit, për kombëtaren e Gjermanisë. Trajneri i Liverpoolit shihet nga Federata e shtetit të tij, si zëvendësuesi ideal i Joachim Lov i cili pas Europianit duket se do të lërë stolin e “pancerave”.
Por, siç ka bërë me dije britanik“The Sun”, për më tepër Klopp ka gjetur edhe pasuesin e tij të mundshëm te Liverpooli. Bëhet fjalë pikërisht për ish-kapitenin Stiven Gerard. Pikërisht, ai mund të marrë drejtimin e “Reds”, të cilët aktualisht kryesojnë bindshëm Premier League-n angleze. Nga ana tjetër, Gerard është duke bërë një punë vërtet të mirë në drejtimin Gllagou Rangers në Skoci. Aq sa Klopp duket se është mrekulluar nga aftësitë drejtuese të ish-kapitenit legjendar të Liverpoolit. Në një situtatë të tillë duket se po bëhet gati terreni për ndryshime të mëdha te Liverpooli, i cili synon të ruajë lavdinë e rikthyer me ardhjen e Kloppit në drejtim.