Al Nassr mund të jetë skuadra e fundit e Cristiano Ronaldos

Sport

Al Nassr mund të jetë klubi I fundit në karrierën e Cristiano Ronaldos. Gjatë këtij dimri, portugezi firmosi një kontratë deri në verën e 2025-tës me klubin saudit, ndërsa në kontinentin e largët janë të bindur se CR7 do I varë këpucët në gozhdë pikërisht me fanellën verdheblu të Al Nassr.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit, nuk e përjashtojnë mundësinë që pas përfundimit të marrëveshjes aktuale, lojtarit t’i ofrohet një tjetër rinovim I kontratës. Sidoqoftë, gjithçka do të varet nga dëshira e futbollistit, I cili në atë kohë do jetë 40 vjeç. Është pikërisht kjo moshë, kur edhe vetë Ronaoldo është shprehur se do të pëlqente që të tërhiqej përfundimisht nga futbolli I luajtur.

Ndërkohë, rreth CR7, në mediat ndërkombëtare është komentuar së fundmi edhe arsyeja e ndërprerjes së marrëdhënies së lojtarit me agjentin Jorge Mendes, që ka menaxhuar të gjithë karrierën e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Në verën që lamë pas, lojtari I kishte vendosur kusht ish-agjentit të tij që ta transferonte me patjetër në radhët e Bayernit, ose Chelsea, ose në të kundër, rrugët e tyre do merrnin drejtime të ndryshme.

Si përfundim, Ronaldo nuk mundi të bashkohej as me bavarezët, e as me Blutë e Londrës, e për këtë arsye u nda nga Mendes dhe si përfundim preferoi të largohej nga kontinenti I vjetër, për t’u transferuar në skuadrën e Al Nassr, atje ku do përfitojë 200 mln euro në sezon.