Al-Hilal nuk heq dorë nga Rafael Leao. Interesi i kampionëve sauditë ndaj portugezit ka qenë i vazhdueshëm, por mediat e huaja raportojnë përsëri, se Al Hilal është gati të bëjë çmendurinë e radhës në futboll. Pasi një vit më parë kompletoi transferimin e disa lojtarëve të njohur, me në krye brazilianin Neymar, këtë merkato, Al Hilal është gati të surprizojë sërish.
Sipas informacioneve, sauditët janë gati të paguajnë klauzolën prej 175 milionë eurosh që lojtari e ka të nënshkruar në kontratën e rinovuar me Milanin në Qershorin e 2023-shit. Paketa e Leaos me Milanin, është e vlefshme, deri në 2028-tën, por, teksa ai cilësohet një nga lojtërt më të mirë në botë në rolin e tij.
Meagjithatë, pavarësisht, ambicies, apo dëshirës, apo çmendurisë që Al Hilal është gati të bëjë në merkato, vetë futbollisti nuk ka ndërmend të largohet nga Europa. Synimi i 25 vjeçarit është të vazhdojë luajë në kontinentin e vjetër dhe të shënojë emrin e tij në librat e historisë së futbollit. herë pas here, Leao ka thënë se ëndrra e tij e kahershme është të korrë sukses dhe të fitojë shumë trofe me skuadrën e Milanit.