Ajeti, gati të luajë ku të dojë Zenga

Sport

ajeti2
Nuk është se bëri një paraqitje mbresëlënëse me Shqipërinë. Gjithsesi, Arlind Ajeti është gati të korrigjohet menjëherë, tashmë me klubin e tij, Krotonen, që të shtunën luan kundër Fiorentinës. Megjithëse më parë ka kthyer kokën te miqësorja e luajtur me përfaqësuesen, duke thënë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit italian, se është “i kënaqur që i shtoi një tjetër ndeshje aktivizimeve të tij me fanelën e Shqipërisë”. Mbi të gjitha, tani i duhet të përqendrohet te mbijetesa e skuadrës së tij, teksa edhe pse kishte një ditë leje, ish-mbrojtësi i Bazelit, Torinos dhe Frozninones preferoi të stërvitej me skuadrën. E nuk nguron të shprehet se “ai dhe shokët e tij janë gati të luftojnë në cdo fushe, për të arritur pikët e nevojshme për qendrimin në Serinë A.

arlind
“Të gjithë ndeshjet janë të njëjta, duhet të sigurojmë sa më shumë pikë. Shpresojmë që edhe kundër Fiorentinës të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, deklaroi Ajeti.
Së fundi, Arlindi falë intuitës së Zengës, është përdorur edhe si mesfushor nga trajneri i Krotones, duke dhënë rezultate të mira. Në lidhje me këtë, vetë mbrojtësi ka zbuluar se “bëhet fjalë për një rol që në të kaluarën e kishte provuar vetëm në stërvitje. Por mister Zenga e provoi aty, edhe në ndeshje, duke rezultuar eksperiment me sukses. “Unë jam gati të luaj kudo që më kërkon Zenga. Fundja të gjithë dimë të luajmë futboll. Por më e rëndësishme është skuadra… “, ka përfunduar Ajeti.