Ajdarevic edhe jashtë listës së AEK për Champions

Sport

astrit

Përpara rreth një vit më parë, Astrit Ajdareviç ishte lojtari i cili shihej si një zbulim nga Kombëtarja shqiptare, megjithëse ishte 27 vjeç. Ai u grumbullua nga Panuçi në ndeshje miqësore, dhe për ngjyrat kuqezi, mesfushori vendosi të largohej nga Suedia, aty ku ka qenë edhe kapiten i seleksionit U-23 në Olimpiadë. Fatkeqësisht, shfaqja e tij me fanelën kuqezi ka qenë si një “meteor”. Që atëherë nuk u preferua më nga Panucci. Por Sikur të mos mjaftonte kaq, Ajdareviç nuk është aktivizuar me vazhdimësi edhe në radhët e skuadrës së AEK-ut në kampionatin grek, aty ku vjet ishte edhe protagonist me gola të shënuar në Ligën e Evropës.

astrit2

Tashmë, ai duket se është zhdukur. Aq sa AEK-u nuk e ka përfshirë as në listën e lojtarëve që do të jetë në dispozicion për Ligën e Kampionëve. Të hënën, ashtu si cdo skuadër pjesëmarrëse, grekët dorëzuan në UEFA listën me lojtarët e Champions League. Dhe bie në sy pikërisht mungesa e mesfushorit me origjinë shqiptare. Një lënie jashtë që tregon qartë se trajneri Marino Ouzunidis nuk e ka më në plane, sa i takon ndeshjeve të kompeticionit evropian. Në pritje që të paktën të jetë i gatshëm për ndeshjet e kampionatit grek.