Ajax, skuadra që kishte parashikuar saktë katër gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve!

Sport

 

Tashmë të gjithë e dimë se këto katër klube janë gjysmëfinaliste të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve: Barcelona, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Ajax Amsterdam.
Në datën 8 prill, faqja e Ligës së Kampionëve i kishte ftuar të gjithë tifozët të zgjidhnin ekipet që do të arrijnë deri në finale dhe fituesin e sivjetme.
Ndërkohë faqja zyrtare e Ajaxit në Twitter është përgjigjur dhe së paku deri në gjysmëfinale në mënyrë perfekte; – “Ku mund të firmosim?”


Ajaxi eliminon Juventusin dhe Tottenhami gjithashtu Manchester Cityn, ndërsa në anën tjetër parashikuan kalimin në gjysmëfinale të Barcelonës dhe Liverpoolit. Skuadra e Ajax ka parashikuar edhe finalen e madhe mes tyre dhe Barcelonës. Ata kanë parashikuar se trofeu më i çmueshëm evropian për klube do të rikthehet në Amsterdam pas 24 viteve.