Ajax refuzoi 30 milionë euro nga Barcelona për Frenkie de Jong

Sport

frankie
Me përfundimin e merkatos verore kanë filluar të dalin në dritë prapaskena të ndryshme të skuadrave të mëdha. Nga Holanda raportohet se Barcelona, përpara se të nënshkruante me Vidal, bëri një ofertë zyrtare drejt Ajax, për shërbimet e të riut Frenkie de Jong. Talenti 21-vjeçar është pjesë e listës së objektivave të kampionëve të Spanjës prej një kohe të gjatë, pasi shohin tek ai potencialin për t’u bërë një ndër yjet e së ardhmes.  Mirëpo ndryshe nga sa ka ndodhur në shumë raste të tjera, Ajax ka refuzuar menjëherë ofertën e blaugranave. Holandezët kërkojnë të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në Champions League, dhe de Jong është një pikë e rëndësishme e skuadrës.

BeFunky collage 19

Për më tepër, disa performanca të mira të 21-vjeçarit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian do të bënte që vlera e kartonit të tij të rritej, e Ajax të përfitonte shumë më shumë. Pikërisht këtë gjë thuhet se kanë kërkuar të shmangin tek Barcelona. Katalansit u druhen faktit se performancat e lojtarit në kampionatin holandez dhe Champions League mund të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të tjera, çfarë do të çonin në hapjen e një ‘ankandi’ për shërbimet e lojtarit. Vetë lojtari në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ka pranuar se do t’i pëlqente që një ditë të luante përkrah Leo Messit, por shtonte gjithashtu se kjo dëshirë e tij nuk është e thënë të ndikojë medoemos në të ardhmen e tij si futbollist.