Ajax përballë Real Madrid: Flasin trajneri dhe sulmuesi…

Sport

ten hag

Erik Ten Hag, trajner i AJAX-it: Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë përtej emrit të kundërshtarit, njëjtë sikurse kemi bërë ndaj dy ndeshejve kundër Bayernit të Munich-ut. E kemi merituar kualifikimin dhe tani e kemi ne në dorë për të treguar vlerat tona. Sigurisht kemi pasur momente të vështira në kampionat, por me një ndeshje si kjo i kemi shanset që t’i ndryshojmë gjërat. Frenkie De Jong?! Eshtë mirë dhe është i gëzuar që mund ta luajë këtë ndeshje. Njëjtë si pjesa tjetër e skuadrës, e përfytyroj tejet të motivuar, pasi po përballemi me Realin e Madridit në një ndeshje të Champions League-ës. Frenkie vetëm një gjë, që ta mbyllë sezonin sa më mirë… ne përpara kemi këtë sfidë të madhe dhe ai është i gatshëm për të qenë në 100% të formës dhe për të dhënë më të mirën.

dusantadic2806c
Dusan Tadic, sulmues i AJAX-it: Rezultatet me Feyenoord dhe Heracles s’kanë qenë aspak të mira, dhe s’duhet t’ia lejojmë këto lloj humbjesh, por nga ana tjetër ajo që ndodhi ndodhi, duhet të shikojmë përpara dhe në këtë sfidë kemi Realin, një shans i mirë për të fituar besimin. Të luash në të tilla nivele dhe të jesh kundër kampionëve në fuqi është një ndjesi fantastike. Erdha te Ajax-i pikërisht për këto ndjesi. Kundër tyre do shpresojmë të japim të njëjtën lojë sikurse me Bayernin. Të jem golashënues?! Jo ky s’është objektivi im, për mua përparësi ka rezultati dhe loja e skuadrës, pastaj të tjerat mund të jenë thjesht si shpërblim.