Aida Garifulina, sopranoja sexy e Botërorit

Sport

aida
Ngjan sikur vjen nga bota e patinuar e modeleve. Mirëpo, sopranoja bukuroshe Aida Garifulina që këndoi në ceremoninë hapëse të Botërorit, nuk ka të bëjë aspak me modën. E lindur 30 vjet më parë në qytetin e Kazan, ajo ka preferuar të marrë rrugën e të bërit një këngëtare lirike me famë botërore. Jeta e saj private është paksa misterioze, pasi nuk adhuron shumë të ekspozohet sa i takon “gossip”-eve, aq më tepër të ndajë me publikun anën e saj personale.

aida3
Megjithatë mund ta themi me siguri se me sportin nuk e lidh vetëm pjesëmarrja në ceremoninë hapëse të Botërorit. Partneri i saj aktual është një ish-tenist i njohur, si Marat Safin, me të cilin ka edhe një vajzë. Ka shumë arritje në karrierën e saj operistike. Por ceremoninë e hapjes së Botërorit përpara 80 mijë tifozëve në stadium dhe miliona spektatorëve nëpër të gjithë botën e ka konsideruar si ëndërr fëmijërie që më në fund e realizon.