Aguero dhe Gundogan në dispozicion kundër Gladbach

Sport

Ago 700x394

Champions League-a vjen me lajme të mira për Pep Guardiolën. Në ndeshjen hapëse të Grupit C, përballë Borussias së Monchengladbach trajneri spanjoll do të ketë në dispozicion sulmuesin Sergio Aguero dhe mesfushorin Ilkay Gundogan. Për këtë të fundit kjo do të jetë ndeshja e parë me fanellën e City-it, pasi ende nuk ka pasur mundësi të luajë për arsye lëndimi. Blutë u kualifikuan në fazën “Play-Off” duke mundur Steauan e Bukureshtit me rezultatin e përgjithshëm 6-0. Në fundjavë ata mundën 2-1 United-in e Mourinhos, edhe pse nuk kishin në fushë Agueron duke mbajtur kështu serinë pozitive të 6 fitoreve radhazi. I pyetur nëse mund ta fitojë Champions League-ën që në sezonin e parë, Guardiola u shpreh se kjo është dicka tejet e vështirë megjithëse e pranoi se ai mbetet ndër synimet kryesore. Kjo do jetë përballja e katërt mes këtyre dy skuadrave, ku dy të fundit ndodhën vitin e kaluar po në fazën në grupe. City asokohe i fitonte të dyja përballjet, 4-2 dhe 2-1. Për gjermanët e Gladbach, shqetëson vetëm mungesa e Patrick Herrman. Borussia e arriti fazën në grupe pasi në Play-Off mundi me rezultatin e përgjithshëm 9-2 zviceranët e Young Boys. Trajneri Andre Schubert e ka vlerësuar City-in e Guardiolës si favorit për ta fituar Champions League-ën. Për të humbja 3-1 në fundjavë me Freiburgun nuk do të thotë asgjë, megjithëse përballë ka një kundërshtar shumë here më të fortë.