Agolli ikën nga SHBA, për titullin e Qarabagut…

Sport

Qarabagu e ka pasur të pamundur të festojë titullin e radhës në Azerbajxhan, pa Ansi Agollin. Mbrojtësi shqiptar ishte i ftuar special në festën e kurorëzimit si kampion të ish-ekipit të tij, Karabak. Për këtë arsye, Agolli nuk ka refuzuar ftesën që iu bë dhe mori rrugën e gjatë nga Amerika, vetëm për të qenë i pranishëm në ceremoni. Aty ku edhe ka ngritur i pari trofeun e kampionit, pasi u ftua nga shokët e skuadrës dhe trajneri Gurban Gurbanov. Fundja, për këtë titull pati meritë edhe Ansi, ndërsa ka qenë pjesë e skuadrës azerbaxhanase prej 9 viteve, duke u shndërruar në një nga liderët e saj, teksa ka fituar 6 tituj kampionë me këtë klub.


Agolli u largua nga ekipi gjatë muajit shkurt, në drejtim të një eksperience të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku firmosi me ekipin e Nju Jork Kozmos .
Por, sigurisht që karriera e 36-vjeçarit është e lidhur ngushtë me Karabakun dhe Agolli nuk mund të mungonte në festën e titullit, edhe pse distanca ndërmjet dy vendve është e konsiderueshme. 36-vjeçari do të mbyllë karrierën në SHBA, por pavarësisht kësaj u detyrua të kthej në Azerbajxhan sërish. Vetë mbrojtësi nëpërmjet një postimi në Instagram njoftoi se gjendej në Baku, për të festuar së bashku me ish-ekipin e tij, ndërkohë që ka publikuar foton nga momenti.