Kylian Mbappe po shijon nisjen më të mabrë të një sezoni që kur u bë profesionist në vitin 2016-të. 19-vjecari ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje me PSG dhe ka shërbyer edhe në 6 asiste. Pikërisht forma e kampionit të botës ka tërhequr mjaft vëmendjen e shtypit aq sa të rrëmojë dhe të nxjerrë në pah një prapaskenë goxha domethënëse. Agjenti Josep Maria Minguella ka treguar për gazetën La Porteria në Spanjë se gjatë verës ai ia ofroi shërbimet e Mbappes Barcelonës. Kylian u huazua vitin që shkoi te Parisi për shifrat e 45 milionë eurove dhe kampionët e Francës kishin të drejtën e blerjes së shërbimeve të tij.
Por më 5 gusht të këtij viti, agjenti Minguella ka treguar se ia ofroi shërbimet katalanasve pasi kishte biseduar edhe me të atin e 19-vjecarit. Sipas agjentit, Mbappe dukej më se i ngazëllyer nga mundësia për të luajtur përkrah Leo Messit në Camp Nou. Megjithatë nuk ka pasur të njëjtin qëndrim nga pala tjetër. Klubi katalan s’iu përgjigj Minguellas dhe cdo gjë kaloi pa shumë zë. Edhe pse kjo deklaratë duket disi e beftë, duhet thënë se PSG zyrtarizoi blerjen e shërbimeve të Mbappes nga Monaco-ja më 1 korrik duke konkluduar një operacion që kapi shifrat totale të 180 milionë eurove dhe një lëvizje drejt Barcelonës dukej e pamundur. Gjithsesi ky lajm tregon se mundësitë për Mbappen nuk kanë qenë vetëm PSG apo Reali i Madridit, por edhe Barcelona.