Afikani kompleton mesfushën e kampionëve të Francës

Sport

Pas Ander Herrera dhe Pablo Sarabias, Paris Saint Germaini kompletoi mesfushën duke bërë një tjetër “goditje” në merkato. Kampionët e Francës kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit, Idrissa Gueye, për të cilin kanë derdhur në arkat e Evertonit shumën e 32 milionë eurove. 29 vjeçari nga Senegali ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare në Ligën 1 franceze, deri më 30 korrik 2023 dhe ka zgjedhur të mbajë fanelën me numër 27. Ai bëhet lojtari i tetë senegalez që i bashkohet Paris St-Germain në tëgjithë historinë. “Jam shumë krenar që kam nënshkruar me Paris Saint-Germain, një nga klubet me projektin më ambicioz në Evropë. Kjo është një rritje e rëndësishme cilësore në karrierën time.

Mezi pres të përjetoj me vazhdimësi atmosferën magjike të Parc de Princes që më ka bërë vërtet përshtypje gjatë sezoneve të kaluara në Francë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit parisian. Senegalezi, që karrierën e tij e ka filluar duke luajtur për 7 sezone te Lillë, ka luajtur përgjatë 4 viteve të fundit në futbollin anglez. Nga viti 2015 për një sezon luajti te Aston Villa, kurse më pas u transferua tek Evertoni, duke u bërë i pazëvendësueshëm. Me “Dhelprat”, ai u aktivizua për 108 ndeshje gjatë 3 viteve të kaluara aty.