Abraham tremb anglezët, thotë se…

Sport

Një nga bastet e trajnerit Frank Lampard për këtë sezon është edhe Tammy Abraham. Sulmuesi i ri i kushtoi Chelsea-t trofeun e ‘Super Kupës’ së Europës me penalltinë e humbur, por në duket se mbështetja e trajnerit të tij e ka kthyer në formë 21-vjeçarin. Abraham ishte vendimtar në triumfin e ‘bluve’ të Londrës 5-2 ndaj Wolverhampton, me sulmuesin që vijon të ruajë një formë të mirë. Por deklartat pas ndeshjes të Abraham kanë shqetësuar disi anglezët, jo vetëm ata të Chelsea-t, por të kombëtares së ‘3 luanëve’. Sulmuesi ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Anglisë, ndërsa në nëntor të 2017-ës, trajneri Gareth Southgate e gurmbulloi në dy ndeshje miqësore, çfaër e lënë të hapur mundësinë që Abraham, të zgjedhë të luajë për origjinën e tij, Nigerinë. Lojtari ka lindur në Londër, por lidhja e tij me vendin e origjinës është mjaft e fortë siç zbuloi vetë Abraham, kjo kryesisht për shkak të ndikimit të familjes.


“Nuk jam i përqëndruar tek kjo çështje. Kurrë mos thuaj kurrë. Unë do t’i marr në shqyrtim të gjitha mundësitë e mia, por për momentin dua të bëj sa më mirë me fanellën e Chelsea-t dhe kur të vijë çasti i kombëtareve, do të bëj një zgjedhje finale.”
Trajneri i Anglisë, Southgate thuhet se ka vënë menjëherë në lëvizje stafin e tij për të kontaktuar më sulmuesin 21-vjeçar, por për këtë rast mund të kërkohet edhe ndihma e Frank Lampard, që siç ka pranuar vetë Abraham, ka një ndikim të madh tek ai.