Abraham lavdëron Willian, thotë se nuk surprizohet nga goli i brazilianit

Sport

Chelsea arriti një fitore me shumë vlera në fushën e Lille, kur një gol mjaft i bukur i Willian, vulosi shifrat 2-1 të ndeshjes. ‘Blutë e Londrës’ e panë veten në avantazh pas 22 minutash lojë në transfertën francez, atëherë kur Tammy Abraham gjeti golin e tij të parë me Chelsean në ‘Champions League’. Lille do të barazonte pas vetëm 11 minutash, me Victor Osimhen që riktheu barazpeshën. Por Willian do të nxirrte nga repertori i tij një nga golat më të bukur të mbrëmjes, çfarë për Chelsean e trajnerit Frank Lampard u përkthye në 3 pikët e parë të fazës në grupe. Pas ndeshjes, sulmuesi Abraham u shfaq i emocionuar për golin e tij të parë ‘europian, por talenti i Chelseat do të ndalej gjatë edhe tek njeriu i ndeshjes, Willian.

Abraham u shpreh se nuk surprizohet aspak nga të tilla veprime të brazilianit, pasi sipas tij, Willian ka klasin për të shënuar të tillë gola në çdo moment. 21-vjeçari deklaroi se Willian ka aftësinë të nxjerrë skuadrën edhe nga situatat më të vështira dhe se ai e sheh veten me fat që ka shansin të stërvitet më një lojtar klasi si braziliani. Jo pak tifozë e konsideruan si një goditje me fat atë të Willian në momentin e golit, por Abraham siguroi se me atë që ka parë në stërvitje, braziliani nuk ia lë fatit në dorë momente të tilla. Sulmuesi londinez pranoi gjithësesi se Chelsea mund tëk ishte bëri më mirë në transfertën me Lille, por fitorja ndaj skuadrës franceze i ka frymëzuar ‘blutë’ për të vijuar formën e mirë që po kalojnë gjatë 2 javëve të fundit.