Abel RuiZ (sulmues i Braga):

Sport

“Gjendemi përballë dy sfidave shumë të rëndësishme, që jemi të vetëdijshëm se mund të na dërgojnë në fazën e grupeve të Champions League. Pikërisht ky është një qëllim që i kemi vënë vetes, do të thoja që prej sezonit të kaluar. Kundërshtari ynë, Panathinaikosi është i jashtëzakonshëm. Jo më kot eleminoi një skuadër si Olimpik i Marsejës. Prandaj mendoj se na pret një ndeshje vërtet e vështirë. Megjithatë, besoj se do të luajmë në maksimumin tonë, përderisa objektivi i vetëm për ne është progresi në fazën tjetër. Kështu do të kënaqnim edhe tifozët tanë, që kanë qenë arma jonë plus në ecurinë e deritanishme. Mbi të ghjitha e rëndësishme do të jetë të luajmë ashtu sic kemi bërë në cdo ndeshje të deritanishme, që do të thoja se kanë qenë pozitive për ne, si në rezultat, ashtu edhe në paraqitjet e bëra ndaj kundërshtarëve të mëdhenj, sic ishte edhe Benfika në kampionat”.