Abazaj pret shansin me Anderlecht, por mund të huazohet

Sport

abazaj

Kristal Abazaj ishte një nga blerjet me prespektivë të Anderlechtit në sesionin e merkatos përpara startit të sezonit në Belgjikë. Mirëpo si pasojë e një dëmtimi në kavilje u përfshi vetëm javën e fundit të kampionatit në grupin e lojtarëve në dispozicion për sfidën me Sharlërua. Sipas trajnerit Vanhaezebrouck, ish-futbollisti i Luftërarit do të ketë rastin e vet. Deri tani, Anderlecht ka shfaqur mangësi sa i takon kreativitetit në lojë dhe shqiptari mund të shihet si një nga ata në gjendje për të ndryshuar dicka, nëse do t’i jepet shansi. Por ndërkaq, gjithmonë në bazë të asaj që ka deklaruar trajneri, Abazaj duhet të bëhet më shumë futbollist në ndihmë të skuadrës dhe të kërkojë më pak aksionin individual.

kristali
Me pak fjalë, Abazaj është një nga ata lojtarë tek të cilët drejtuesit e Anderlechtit besojnë shumë. Por thjesht ka nevojë për kohë. Në një situatë të tillë, huazimi brenda kampionatit belg mund të jetë një opision, për t’i dhënë shansin e aktivizimit dhe ambientimit me futbollin në Belgjikë. Një rast të mirë për të treguar veten me Anderlechtin, ndërkaq, Abazaj ndoshta do ta ketë të mërkurën, kur belgët do të luajnë një miqësore me skuadrën saudite të Al-Batin. Dy javët e ardhshme do të flasin më shumë mbi të ardhmen e Abazajt: nëse do të mbetet me një nga klubet më të mëdha në Belgjikë, apo do të jetë më mirë të shkojë i huazuar në një skuadër më të vogël, për të filluar gradualisht ingranimin në realitetin e ri.