Abazaj, Anderlecht merr nje vendim të papritur…

Sport

abazaj

Këto ditë pritej lëvizja e Kristal Abazaj në huazim drejt Lokerenit. Por ja që Anderlechti duket se ka marrë një vendim disi të papritur në lidhje me lojtarin shqiptar. Trajneri Fred Ruten duket se kërkon ta shohë direkt në stërvitje ish-futbollistin e Luftëtarit, përpara se të vendosë përfundimisht se nuk bën pjesë në planet e tij. Prandaj, tashmë në stërvitjen e skuadrës belge është përfshirë edhe Abazaj, edhe pse nuk ishte në fazë përgatitore me klubin. 22-vjeçari pritej të sistemohej në një klub tjetër në Belgjikë, në mënyrë që të kishte më tepër hapësira për t’u aktivizuar sa më rregullisht. Mirëpo mediat belge raportojnë se trajneri i ri kërkon të bëjë një vlerësim të drejtpërdrejtë, për t’i komunikuar më pas klubit nëse është i vlefshëm për skuadrën, apo është më mirë ta cojnë për huazim në një tjetër ekip, brenda kampionatit belg.

Kristal Abazaj Luftetari stervitje 490x353
Kjo lëvizje e befasishme lidhet edhe me faktin se Anderlechti, së fundi ka larguar përfundimisht një nga emrat që kishte bërë merkaton e viteve të fundit, Luk Devro. Drejtori sportiv, i cili pati afruar thuajse të gjithë lojtarët gjatë merkatos së verës, përfshi këtu edhe Abazajn, u shkarkuar zyrtarisht nga ana e presidentit të klubit belg, Mark Kouke. “Te Anderlehti nuk ke 5 vite kohë për të treguar veten”, tha presidenti pas vendimit për të shkarkuar drejtorin sportiv, i cili konsiderohet nga tifozët si fajtori i formës që po kalon Anderleht në kampionat. Arsyeja është se nuk ka siguruar përforcimet e duhura për skuadrën, që aktualisht duket se është larg luftës për titull, me 14 pikë distancë nga Genku kryesues.