A jemi gati për dy Lionel Messi?

Sport

messi
Lionel Messi është padyshim një ndër sportistët më të talentuar të historisë së futbollit. Duke qënë se 32- vjeçarit do t’i duhet të largohet nga bota e futbollit, një shkencëtar mendoi të klononte yllin e Barcelonës. Specialisti i gjenetikës dhe kreu i Arkivës Erupiane të Gjeneve, Arcadi Navarro deklaroi se përmes teknologjisë së tanishme, është i gatshëm ta klonojë sulmuesin argjentinas të Barcelonës.

11126364 0 image a 3 1552891414228

“Po, me teknologjinë që zotërojmë është e mundur që Messi të klonohet. Do të jetë njësoj sikur të kenë lindur dy binjakë vetëm se njëri ka ngrirë 20- 30 vite më parë. Personi do të ketë një potencial të ngjashëm, por cilësitë e Messi- t gëzojnë një komponenet gjenetik që bazohet edhe te edukimi i tij dhe ambjenti rrethues. Futbollisti nuk është ai që është thjesht prej gjeneve, por edhe prej trajtimeve dhe mënyrës së jetesës. Gjenentika na jep bazën, brumin, por është detyra jonë ta formësojmë.” Është shprehur Navarro.Pra siç mund të kuptojmë dhe nga ajo që Navarro thotë ndonëse pamja dhe cilësitë fizike do të jenë identike, kloni duhet të ndjekë të njëjtën fazë zhvillimi dhe të mësuari njësoj si Messi, në mënyrë që klonimi të funksionojë siç duhet.