A do të zhvillohen Lojërat Olimpike 2020? Jep lajmin Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Sport

Në këtë situatë, ku janë shtyrë kampionate futbolli, basketbolli dhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme, flitej se dhe lojrat olimpike për 2020-n do të shtyheshin. Mesa duket kështu ka ndodhur!

Ky eveniment duhet të zhvillohej në datën 24 korrik deri më 9 gusht të vitit 2020, në Japoni. Kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e turneut të famshëm botëror. Ai ia ka komunikuar këtë kërkesë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë.

Në mbyllje të konferencës, ata arritën në përfundimin e Lojrat Olimpike 2020 do të mbahen vitin tjetër.