Shqipëria dhe trajneri Silvinho janë duke u bërë gati për Europianin e Gjermanisë, që do të nsië më 14 qershor, megjithëse përfaqësuesja kuqezi do të zbresë në fushë në Dortmund, vetëm më datë 15, përballë Italisë kampione në fuqi të EUropës. Trajneri Sylvinho është zhvendosur tashmë në Tiranë, aty ku bashkë me stafin e tij vijojnë punën për përzgjedhjen finale të 26 lojtarëve.
Durimit po i vjen fundi, teksa tifozët shqiptarë janë gati për të pushtuar qytet gjermane, me synimin e vetëm për të mbështetur Kombëtaren kuqezi. Por, një çështje e rëndësishme është edhe se cfarë do të ndodhë me trajnerin Sylvinho pas Europianit. Marrëveshja aktuale skadon pikërisht në përfundim të evenimentit madhor evropian. Ndërkohë që presidenti i FSHF, Duka, i pyetur për të ardhmen e trajnerit pohoi se teknikut brazilian i është ofruar rinovimin i kontratës edhe për dy vite të tjera. Kështu që nga momenti në moment, pritet përgjigjia e trajnerit që dërgoi Shqipërinë për herë të dytë në një Europian.