Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka ripërtërirë kontratën e tij me PSG-ën, çka i ka lënë rrugë spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen. Kontrata me klubin francez, 34-vjecarit i përfundon në qershor të këtij viti. Mes zërave të ndryshëm që janë raportuar prej kohësh, Dily Telegraph parashikon sipas një raportimi të fundit, një ribashkim të suedezit me një njohje të vjetër të tij sikurse është Jose Mourinho. Sipas prestigjiozes britanike, Ibrahimovic mund të veshë kështu fanellën e Djajve të Kuq sezonin e ardhshëm sipas një operacioni që nuk do t’i kushtoi asgjë United-it, kjo pasi ai do të jetë lojtar i lirë. Shtatlarti suedez e ka deklaruar gjithmonë dëshirën e tij për të luajtur në Premier League, dëshirë të cilën mund t’ia realizoi Jose Mourinho, sapo të marrë komandën në Old Trafford. Sipas raportimeve në Francë, Ibrahimovic ka blerë shtëpi në Miami të Shteteve të Bashkuara, duke nxitur spekulimet se ai kërkon të transferohet në Amerikë për të luajtur në radhët e skuadrës së David Beckham, i cili ka në plan të krijojë një klub. Në këto raportime thuhet se pengesë për Ibrahimovic do të jetë fakti se klubi i Bechkam planifikohet të fillojë e të luajë pas dy vitesh, cka do të thotë se Zlatan do të jetë 36 vjec dhe i duhet të luajë nëse kërkon të realizojë ëndrrën Amerikane. Pikërisht në këtë pikë vjen dhe thelbi i argumentit të Deily Telegraph, sipas së cilës Ibrahimovic do të pranonte me kënaqësi që të luante me Manchester United, nën urdhrat e Mourinhos, me idenë që pas dy vitesh të jetë gati për të provuar eksperiencën amerikane në Miami.