A do të ikë Strakosha nga Lacio?

Sport

Thomas Strakosha vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve shqiptar më të përfolur në merkato. Mbi të gjitha, skuadrat angleze të Tottenhamit, Arsenalit dhe së fundi Uest Hemit, janë vënë në ndjekje të 24-vjeçarit të portës kuqezi. Por ofertat e deritanishme nuk kanë bindur drejtuesit bardhekaltër për ta lënë të lirë. Sipas presidentit të bardhekaltërve, Claudio Lotito, largimi i tij nuk do të kryhet nëse në arkat e klubit nuk vijnë të paktën 50 milionë euro. Një shumë që duket e tepruar edhe për skuadrat britanike, të cilat për momentin nuk kanë ndërmend të shpenzojnë aq shumë.


Ndërkohë, mbi shitjen e mundshme të portierit shqiptar nga Lacio ka folur ish-sulmuesi bardhekaltër, Roberto Rambaudi. Ai ka sugjeruar që klubi duhet të dijë të përfitojë, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e majme nga Anglia. “Nëse vjen një ofertë e mirë, atëherë është mirë të largohet. Nuk po flas për ndonjë ofertë 20 milionë euro, por për më shumë… Unë, Strakoshën nuk e shoh si të domosdoshëm. Por nëse Lacio merr një ofertë të mirë, atëherë duhetduhet t’i besojë një portieri tjetër”, deklaroi Rambaudi për “Radio Sei”.


Mirëpo, sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, te Lacio besojnë verbërisht te aftësitë e Strakoshës. E jo vetëm për faktin që Igli Tare e njeh që të vogël farë lidhjes miqësore që ka me të atin e tij, Foton. Portieri ka treguar përmes paraqitjeve të njëpasnjëshme se e meritonte vendin si titullar në këtë klub të rëndësishëm të Serisë A, teksa përmes paraqitjeve të bëra duket se ka bindur jo vetëm italianët. Prandaj Lacio, të paktën për momentin, ka vendosur ta shtrëngojë fort 24-vjecarin, duke i besuar atij edhe për të ardhmen e duke e konfirmuar si pjesë të projektit me Simone Inzagin në pankinë. Edhe nëse ofertat mund të arrijnë shifra të rëndësishme, te klubi roman mendohet se zëvendësimi i Strakoshës do të jetë shumë i vështirë.