A dëshmoi ‘Superkupa’ se Real Madrid ka nevojë për përforcime?

Sport

super kupa
“Jo Ronaldo, jo trofe.” Është kjo shprehja që gjendet kudo në mediat spanjolle dhe rrjetet sociale, pas humbje së Real Madrid në “Superkupën” e Evropës përballë Atletico Madrid. Kjo ka lindur pyetjen se nëse “galaktikët” kanë nevojë të afrojnë një lojtar që zërë vendin e lënë bosh nga Crisitano, që duket se ndikon jo pak në skuadër. Vinicius Junior është një lojtar mjaft i talentuar, e këtë e ka dëshmuar edhe në sfidat parasezonale, por braziliani është shumë i ri për të mbajtur një peshë të tillë si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos, diçka që nuk po ia del ta realizojë as Marco Asensio. Blerje të reja janë edhe Odriozola dhe portieri Thibaut Courtois, por të dy këta nuk mund të zëvendësojnë golat e portugezit.

reali12
Eden Hazard, Mbappe Lottin dhe Neymar kanë qenë prej kohësh emrat më potencialë për të marrë vendin e portugezit, por tashmë marrëveshja me ndonjë prej tyre është thuajse e pamundur. PSG nuk ka ndërmend të heq dorë kollaj nga dyshja Mbappe-Neymar. Ndërsa më e mundshme ishte pista Hazard, me vetë belgun që kishte shfaqur hapur dëshirën për një kalim tek Real Madrid. Por tashmë kjo lëvizje është e pamundur, të paktën për këtë verë. Merkato në Angli është mbyllur, dhe në rast se Hazard do të largohej nga Chelsea, atëherë “blutë” nuk do të mund të afronin në skuadër dikë tjetër për ta zëvendësuar. Kështu, edhe largimi i Hazard këtë vit nga londinezët është i pamundur.

atletico cup
E hapur mbetet alternativa Robert Lewandowski. Sulmuesi polak mund të garantojë gola në majën e sulmit, dhe vetë lojtari e ka kërkuar prej kohësh një kalim në kryeqytetin spanjoll. Bayern Munchen është i gatshëm të hyjë në bisedime, por kërkon shifra të mëdha për të lënë të lirë Lewan.  Ndërsa sa i përket Modriç, performanca e kampionëve të Evropës në Talin tregoi se Lopetegui dhe Perez nuk mund t’ia lejojnë vetes të privohen edhe nga një tjetër lojtar i klasit botëror si kroati. Sa i përket lëvizjeve në hyrje, do të pritet takimi mes trajnerit të “los blancos” me presidentin e skuadrës, për të qartësuar gjithçka.