A.BILBAO – QARABAG, 18:45, TS2 HD

Sport

Ernesto Valverde, trajner i A.Bilbaos:

“Nëse e humbasim edhe këtë ndeshje, nuk do të kishim asnjë pikë në tre ndeshje, duke pasur edhe pesë ndeshje të tjera për të luajtur. Gjërat do të bëheshin më të ndërlikuara. Por nuk do të mendojmë shumë larg. Karabag ka lojtarë të mirë dhe qëllimi ynë është të marrim tri pikët, duke ditur sesa të mirë janë ata. “Kemi kaluar nga fitimi i çdo ndeshjeje në mosfitimin e shumë prej tyre. Duhet të kthehemi në normalitet. Kemi arritur të rikthejmë katër lojtarë kyç të sulmit. Është e mundur që ndonjëherë të mos kemi krijuar aq shumë raste sa do të kishim dashur, por ndeshjet kanë qenë shumë të barabarta”.

 

Aitor Paredes, mbrojtës i A.Bilbao:

“Duhet të jemi më agresivë, më të zgjuar. Ndeshja kundër Karabag është vendimtare. Nuk kemi asnjë pikë; duhet të qëndrojmë të fortë. Na duhet një fitore dhe do ta synojmë atë. Nëse i përmbahemi planit tonë të qartë të lojës, do të bëjmë mirë. Të fitosh jashtë fushe është gjithmonë e vështirë, prandaj përderisa luajmë në shtëpinë tonë, fitorja e kësaj ndeshjeje është jetike. Kemi nevojë që tifozët tanë në ‘San Mamés’ të na japin atë shtysën plus”.

 

Gurban Gurbanov, trajneri i Qarabağ:

“Atletik Bilbao është një ekip i shkëlqyer, në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të rivalëve tanë. Mbi të gjitha, trajneri Ernesto Valverde është një nga trajnerët që admiroj më shumë; ai ka arritur të krijojë një ekip të shkëlqyer gjatë kësaj kohe, njësoj si në klubet e tjera ku ai ka drejtuar. Nga ana jonë ne duhet të dalim në fushë dhe të luajmë pa frikën se do të bëjmë gabime për 90 minutat e plota dhe të mos dorëzohemi nëse rezultati nuk po shkon mirë. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje mjaft interesante, e gjitha mjaft e luftuar dhe me detajet që do të bëjnë diferencën”.

 

Kevin Medina, futbollist i Karabag:

“Duam të bëjmë një ndeshje të mirë kundër Atletik Bilbaos. E dimë të gjithë vlerën e kundërshtarit që do të kemi përballë, mirëpo duhet thjesht ta respektojmë dhe jo të kemi frikë prej tij. Do të luajmë jo vetëm kundër vëllezërve Uilliams, që janë mjaft të rrezikshëm, por kundër të gjithë ekipit të Atletik në tërësi. Niko dhe Iniaki janë futbollistë të vlefshëm dhe mjaft cilësor. Sa takon planit personal, unë nuk isha në formë sezonin e kaluar. Prandaj, jam i motivuar mirë për ndeshjet e këtij sezoni”.