Real Madrid zyrtarizon transferimin e brazilianit të dytë më të shtrenjtë në histori

Sport

 

Real Madrid zyrtarizon Endrick. Braziliani, vetëm 16 vjeç prej kohësh kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por në fund, ishin kampionët në fuqi të Europës ata që arritën të siguronin shërbimet e sulmuesit.

Endrick do transferohet në Madrid në verën e 2024-tës, atëherë kur të ketë mbushur pikërisht 18 vjeç, një moshë që e lejon atë që të katapultohet në kontinentin e vjetër.

Në kushte si këto, Endrick do vazhdojë të jetë pjesë e Palmeiras, klub në të cilin u evidentua talenti i tij.

Operacioni u komplpetua për kuotën e 30 mln eurove, por që shkojë deri në shifrën e 60 mln eurove, në bazë të performancave të lojtarit me Real Madrid. Në këtë mënyrë, Endrick mund të konsiderohet lojtari i dytë më i shtrenjtë i transferuar nga Brazili në Europë. Në vend të parë është Neymar, që iu bashkua Barcelonës në 2013-tën për shifrën e 91 mln eurove.

Sikurse raporton klubi i Los Blancos në kanalin zyrtar, gjatë këtyre ditëve, Endrick do vizitojë ambientet e Realit dhe ambientet stërvitore, së bashku me familjen e tij.

Me këtë lojtar të zyrtarizuar, Real Madrid i shton repartit të sulmit një tjetër lojtar brazilian. Drejtuesit e klubit, besojnë se me Endrick, së bashku me Vinicius Junior dhe Rodrygon, me këta dy të fundit që tashmë kanë nisur të lënë gjurmë në “Santiago Bernabeu”, sektori i avancuar do arrijë që të dhurojë spektakël për vitet e ardhshme.