Janë të paktën 5 faktorë “kërcënues” pro-Liverpulit sa i takon finales së Kievit, në një moment kur thuajse të gjithë parashikimet flasin në favor të Realit. Në radhë të parë duket se qendron “velja” e madrileneve me sukseset evropiane, pasi ka fituar 3 Champions në 4 vitet të fundit. E në këtë aspekt, oreksi i Reds është më i madh, pasi kanë 11 vjet që nuk luajnë një finale dhe 13 të tillë pa fituar. Një tjetër gjë që mund të jetë në favor të Liverpulit është freskia e lojtarëve që ka në dispozicion. Mesatarja e moshës së tyre nuk i kalon të 25 vjeçët, teksa 32-vjeçari James Milner mund të cilësohet si veteran. Ndryshe nga Reali që ka lojtarë si Ramos, Marselo, Modric, Benzema e Ronaldo, të cilët kalojnë të 30-at. Klop në një prononcim të tij, ka thënë se përvoja e madrilenëve mund të jetë e rëndësishme, por nuk është gjithcka në jetë, pasi suksesin mund ta arrish edhe me vullnet e punë!
Jo pak punë duhet të ketë edhe Marselo për të frenuar Salah në krahun e majtë. Dihet që braziliani i Realit është një nga mbrojtësit e krahut që preferon shumë të sulmojë duke qenë i ngadalë për t’u kthyer atëherë kur duhet. Ja që kjo mund të jetë një avantazh për egjiptianin, i cili është i zoti që të përfitojë nga hapësirat që gjen përpara.
Po ashtu një faktor për të cilin Reali duhet të shqetësohet mban emrin e Firminos. Braziliani ka shënuar 27 gola në të gjithë kompeticionet, duke dhuruar edhe 17 asiste. 11 prej realizimeve kanë ardhur në Champions. Por mbi të gjitha ka qenë vendimtar me asistet. Ndërsa, shpejtësia e tij mund të bëjë diferencën përballë një mbrojtjeje madrilene që duket shumë e ngadaltë. Dhe në fund, padyshim që Liverpuli ndryshe nga Reali ka shansin e jetës. E pranoi këtë edhe Lovren në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë. Klopp brenda dy viteve ka nërtuar një skuadër që ka stilin e vet, me lojtarë të stimuluar për të arritur tek sukseset. Arritja në finale nuk është privilegj, por një mundësi nga e cila duhet të dinë të përfitojnë.