Madrilenët duket se janë shumë të zhgënjyer nga rezultatet e sezonit të kaluar, dhe në këtë mënyrë kanë nisur punën për të rikthyer ekipin që sundonte Europën për tre vite radhazi. Pas nënshkrimeve me sulmuesin Luka Joviç dhe transferimin e Eden Hazard, ‘Los Blancos’ janë vënë pas Paul Pogba. Mesfushori është një kërkesë ekskluzive e trajnerit Zinedin Zidan dhe presidenti Perez do të bëjë të pamundurën për të kënaqur teknikun e tij. Mançester United kërkon të paktën 100 milionë për shërbimet e Pogba, ndërsa në Madrid kanë një tjetër ide.
