200 milionë paundë për merkaton e Arsenalit

Sport

arsenali-sigurt-drej-titullit 2 hd
Arsene Wenger mund të blejë këdo lojtar që ai kërkon ta ketë në skuadër, drejtuesit e Arsenalit japin garanci. Pas një periudhe kohe duke financuar stadiumin e ri, Drejtori i Përgjithshëm, Lord Harris shprehet se tashmë klubi ka në dispozicion të gjithë potencialin e duhur financiar për të sjellë në skuadër këdo lojtar që do të kërkonte Wenger.
“Do bëjmë të mundur që ai të thyejë rekordin e klubit për sa i përket transferimeve” u shpreh Harris për “Daily Mail”, “Përvec Messit dhe Ronaldos, ai mund të marrë këdo”.
Wenger, i cili është trajner i Arsenalit që prej vitit 1996, ka fituar tre tituj kampion të Premier League-ës dhe 5 kupa të Federatës. Përvec transfermimeve të Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, të cilët i kushtuan klubit plot 92 milionë euro, Arsenali pothuajse gjithmonë nuk ka shpenzuar shumë në merkato. Ndërkohë që tanimë, sipas asaj cka deklaron Drejtori i Përgjithshëm i klubit, “Topçinjtë” kanë rreth 200 milionë paundë në llogaritë e tyre bankare, ku më shumë se gjysma mund të përdoret për të përforëcuar skuadrën.