20 fitore dhe vetëm 5 humbje janë një ecuri fantastike për Utah Jazz këtë sezon në NBA. Një rrugëtim i tillë I siguron skuadrës nga Salt Lake City të jetë në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, duke barazuar në këtë mënyrë edhe ecurinë më të mirë në histori, që I përket edicionit 1996/97, atëherë kur arritën për herë të parë në finalet e NBA. Në takimin e 25-të, Jazz mposhti në shtëpi 122 – 108 skuadrën e Boston Celtics duke iu shkaktuar këtyre të fundit humbjen e 11-të sezonale. Donovan Mitchell dhe Xho Ingëlls ishin të papërmbajtëshëm duke realizuar 60 pikë në total, ndërsa zhvlerësuan paraqitjen pozitive të Xhejlon Braun për ekipin mik, I cili siguroi 33 pikë për të tijtë. Vazhdojnë formën pozitive edhe kampionët e Los Angeles Lakers, që në Steipëll Center kanë mposhtur 119 – 112 Oklahama City Thunder. Më I miri I ndeshjes ishte Lebron James, I cili ka realizuar një triple-double me 28 pipkë, 14 rebound dhe 12 asist. Pas dy humbjeve radhazi, gjen fitoren edhe Golden State Ëarriors, 114 – 91 ndaj San Antonio Spurs. I zakonshmi Stef Curry dhe Eric Pashëll ishin mjaftueshëm për të ruajtur epërsinë në 3 perioda, ndërsa nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë vetëm në të dytën. Sa I takon Konferencës së Lindjes, Philadelphia 76ers vazhdon të mbajë vendin e parë. 76ers mposhtën në transfertë 119 – 111 skuadrën e Sacramento Kings. Joel Embiid dhe Tobajës Herris shënuan vetëm 47 pikë së bashku, por që ishin mjaftueshëm për të siguruar suksesin. Po ashtu, ka arritur fitoren e 5-të radhazi edhe Milëaukee Bucks që jashtë shtëpie ka mposhtur 125 – 112 Denver Nuggets. Ky triumph ka ardhur si pasojë e një paraqitje spektakolare nga Antentokumpo dhe Middelton konkretisht me nga 30 dhe 29 pikë të shënuara. Shqetësuese duket forma e Brooklin Nets, të cilët kanë pësuar humbjen e 3-të radhazi. Nets u mposhtën sërish 122 – 111 nga Detroit Pistons. Në mungesë të Kevin Durant, James Harden dhe Kajri Irving, realizuan konkretisht nga 24 dhe 27 pikë, por qënuk ishin mjaftueshëm për të shmangur këtë disfatë.