- Tulio Maravilha | 575 gola
Një lojtar brazilian me synime të qarta. Sa më shume gola në karrierën e tij! Tulio ka luajtur për rreth 40 skuadra gjatë karrierës së tij prej mbi 30 vitesh dhe ka shënuar 575 gola!
- Uwe Seeler | 575 gola
I njohur për kërcimet e tij spektakolare në fushe dhe gjuajtjet e veçanta, ikona Uwe Seeler është një nga sulmuesit më të mirë gjermanë i cili mban një shifër të pabesueshme golash në karrierën e tij. Ai ka shënuar gjithsej 575 herë në vetem 649 ndeshje në të cilat ka qenë pjesë!
- Ferenc Deak | 576 gola
Arritjet e Ferenc Deak në fushën e futbollit mund të jenë zbehur pak nga konkurenti i tij Ferenc Puskas, por shifrat ndonjëherë flasin më shumë se fjalët! Futbollisti hungarez është një nga golshënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Deak mesatarisht ka shënuar më shumë se 3 gola në ndeshje me skuadrën e Szentlorinci AC (220 në 72 ndeshje) para se ti bashkohej Ferencvaros, ku arriti të shënontë 200 herë në 140 ndeshje gjithsej.
- Eusebio | 623 gola
I njohur si O Rei në Portugali, Eusebio ishte një nga golshënuesit më të mirë të viteve 1960 dhe 1970, duke e çuar skuadrën e Benfica në nivele të tjera! Nje figurë ikonike në Lisbonë që mbahet mend nga fansat në të gjithë botën, Eusebio arriti një raport fantastik gola – ndeshje me 623 gola në 639 ndeshje.
- Gerd Muller | 735 gola
Gerd Muller është i njohur për aftësitë e tij fantastike në fushën e penalltive.
Ikona e Bayern Munich, i cili i dhuroi fitoren e “Kupës së Botës” Gjermanisë Perëndimore në 1974, ka shënuar një rekord me 735 gola në vetëm 793 ndeshje.
- Lionel Messi | 755 gola
I vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në histori, Lionel Messi di si ta kalojë gjithmonë në favorin e tij situatën. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka shënuar 742 gola.
Edhe pse i ka kaluar të tridhjetat, Messi është po aq aktiv sa më parë. Duket se për futbollistin ka vetëm një limit, ai është qielli dhe nuk dorëzohet pa e prekur!
- Ferenc Puskas | 746 gola
Ferenc Puskas është një nga lojtarët që ka bërë histori për skuadrat ‘Magnificent Magyars’ dhe Real Madrid.
Ai ka pasur trup të vogël dhe këmba e tij e djathtë ishte e dobët, por e këmba e majtë ishte arma e tij më e fuqishme dhe me të shënoi 749 gola në vetëm 754 ndeshje!
- Pele | 767 gola
I vlerësuar nga Franz Beckenbauer si lojtrari më i mirë i të gjitha kohërave, Pele është një nga sulmuesit më të mirë që ka njohur historia e futbollit. Fitues i Kupës së Botës tre herë, Pele ka shënuar 767 herë nga 831 ndeshje.
- Romario | 772 gola
Legjenda braziliane Ronaldo ka thënë se “artin” e futbollit e kishte mesuar nga Romario, një lojtar i përshkruar si “gjeniu” nga Johann Cruyff. Romario ka shënuar 772 gola gjatë të gjithë karrierës së tij prej 994 ndeshjesh.
- Cristiano Ronaldo | 783 gola
Pas disa vitesh karrierë në futboll, Cristiano Ronaldo u shndërrua në një “makinë golash”. Superylli portugez ka thyer një rekord pas tjetrit, duke vendosur rekorde në Ligën e Kampionëve që mund të mos kalohen kurrë! Çuditërisht, edhe pse i ka kaluar të tridhjetat, ai vazhdon të godasë rrjetën me një ritëm mbresëlënës.
- Josef Bican | 805 gola
Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, megjithatë pak e dinë emrin e Josef Bican.
Një yll në Austri në vitet 1930, ai ishte një anëtar i ekipit që arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1934, por ai në fakt vazhdoi të luante deri në vitin 1955, duke u tërhequr përfundimisht në moshën 42-vjeçare. Deri në atë moment, Bican, një sulmues i bekuar me ritëm të ngjashëm me sprintin, kishte shënuar 805 gola.
Disa shokë të skuadrës madje pretenduan se ai në fakt kishte shënuar më shumë se 5,000 – diçka që Bican nuk e mohoi kurrë, duke thënë thjesht: “Kush do të më kishte besuar nëse do të thoja se do të shënoja pesë herë më shumë gola se Pele?…”