Milani është në garë për titullin kampion, e megjithatë në pamje të parë duket sikur ky ekip ka ende nevojë për përforcime të rëndësishme. Në këtë aspekt disa nga objektivat e merkatos janë përcaktuar, teksa mediat raportojnë se klubi ka vendosur në dispozicion të dyshes Maldini-Masara 100 mln euro për tu shpenzuar gjatë sesionit veror të merkatos.
I pari që mund të afrohet është Sven Botman, akordi me lojtarin është arritur, në një kohë që klubi kuqezi duhet të shpenzojë të paktën 30 mln euro për kartonin e holandezit. Një tjetër futbollist për të cilin nevojtien 30 mln është Reanto Sanches i Lilës, edhe ky një element që është ndër të preferuarit e Maldinin e Massares, por edhe trajnerit Pioli për të zëvendësuar Franck Kessie. Nën shënjestër është edhe Gleison Bremer. Situata për afrimin e brazilianit të Torinos është e ndërlikuar sepse Interi është në avantazh, në këtë rast Milani mund të shfrytëzoj Pobegën për të bindur Torinon. Përsa i përket sulmit Origi është një prej objektivave. Në rastin e belgut të Liverpulit, kuqezinjve nuk u duhet të shpenzojnë sepse 26 vjecarit i përfundon kontrata ne qershor, në një kohë që për të mbërritur tek Gianluca Scamacca i Sassuolos duhen shpenzuar afërsisht 40 milion euro.
Me sa perceptohet do të jetë një verë impenjative për drejtuesit e Milanit, në mënyrë që skuadra aktuale të jetë e përforcuar, pavarësisht nëse ja del apo jo të shpallet kampione në fund të këtij sezoni.