Europa shpesh shihet si shtëpia e shumë sporteve. Në kontinentin tonë janë mbajtur historikisht evente shumë të rëndësishme sportive dhe për këtë arsye janë ndërtuar edhe stadiume bashkëkohore gjigande. Ju prezantojmë me 10 më të mëdhenjtë.
- Stadiumi Olimpik Atatürk
Ky stadium ndodhet në Stamboll dhe ka një kapacitet prej 76,092 vendesh, gjë që e bën stadiumin më të madh në Turqi. Ndërtimi ka filluar në vitin 1999 dhe për të janë paguar rreth $140 milion. U planifikua që në këtë stadium do të zhvilloheshin “Lojrat Olimpike” të vitit 2008, por u zhvilluan në Kinë. Megjithatë stadiumi u rinovua në vitin 2005 për të qenë gati për finalen e Uefa Champions League mes A.C.Milan dhe Liverpool. Gjithashtu ky stadium ka mirëpritur mijëra tifozë gjatë ndeshjeve të shumta të zhvilluara mes skuadrave turke.
- San Siro
San Siro është një nga stadiumet më të famshëm në Europë duke qenë “shtëpia” e 2 skuadrave gjigande, A.C Milan dhe Inter Milan. San Siro gjendjet në Milano, Itali dhe është ndërtuar në vitin 1926 me një kapacitet prej 80,018 vendesh dhe konsiderohet si stadiumi më i madh në Itali. Këtu janë zhvilluar 6 ndeshje të FIFA World Cup dhe katër finale të UEFA Champions League në 1965, 1970, 2001 dhe 2016.
- Stade de France
Siç e thotë edhe vetë emri, Stadiumi i Francës është “shtëpia” e skuadrës kombëtare franceze. Është stadiumi më i madh në Francë dhe ndodhet në lindje të kryeqytetit, Paris. Është ndërtuar në vitin 1995, por është hapur në 1998 për të pritur ndeshjen finale të FIFA World Cup po atë vit. Për ndërtimin e këtij stadiumi janë shpenzuar rreth 290 milion euro.
- Luzhniki Stadium
Stadiumi më i madh në Rusi me një kapacitet prej 81,000 vendesh, Luzhniki është ndërtuar nga Bashkimi Sovietik në vitin 1956 dhe fillimisht është quajtur Stadiumi Qendror Lenin deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovietik në 1992. Stadiumi ndodhet në Moskë dhe ka pritur ceremoninë e fillimit dhe mbarimit të Lojrave Olimpike në vitin 1980. Gjithashtu këtu janë zhvilluar edhe finalet e Super Kupës UEFA 1999 dhe e UEFA Champions League në 2008.
- Santiago Bernabeu Stadium
Shtëpia e skuadrës së Real Madrid, Santiago Bernabeu ndodhet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Ky stadium është ndërtuar në vitet 1944-1947 dhe është rikonstruktuar 2 herë në 1982 dhe 2001 me një kosto prej rreth 1.5 milion euro dhe një kapacitet prej 81,044 vendesh, që e bën stadiumin e dytë më të madh në Spanjë dhe të gjashtin në Europë. Santiago Bernabeu ka pritur shumë evente sportive të së shkuarës si finalen UEFA champions league 4 herë në 1957, 1969, 1980 dhe 2010, disa ndeshje të FIFA World Cup 1982 dhe shumë ndeshje të tjera të organizuara mes skuadrave spanjolle.
- Signal Iduna Park
Signal Iduna Park ndodhet në Dortmund City dhe po konsiderohet stadiumi më i madh në Gjermani me një kapacitet prej 81,365 vendesh. Stadiumi është shtëpia e klubit Borussia Dortmund. Është ndërtuar në vitin 1974 dhe ka pritur ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 1974 dhe 2006. Stadiumi ka gjithashtu priti finalen e Kupës UEFA 2001. Emri i stadiumit është vënë për arsye sponsorizimi por tifozët i kanë dhënë stadiumit pseudonimin “Muri i Verdhë”.
- Twickenham Stadium
Me një kapacitet prej 82,000 vendesh stadiumi Twickenham konsiderohet stadiumi i 4 më i madh në Europë. Në këtë stadium nuk zhvllohen ndeshje të futbollit tradicional, por të sportit Rugby dhe është në pronësi të Unionit të Futbollit të Rugbyt. Stadiumi ndodhet në jugperëndim të Londrës dhe pret ndeshjet e kombëtares angleze të Rugbyt. Stadiumi u ndërtua në 1907 dhe u hap në 1909.
- Croke Park
Stadiumi i tretë më i madh në Europë, Croke Park ndodhet në Dublin, Irlandë me një kapacitet prej 82,300 vetësh. Parku Croke i përket “Shoqatës së Atletikës Galike” dhe u ndërtua për herë të parë në 1880 dhe u rinovua në 2004 me një kosto prej 260 milion euro. Croke Park ka pritur shumë ndeshje të ekipit kombëtar të futbollit të Republikës së Irlandës dhe ekipit kombëtar të Unionit të Rugbit të Irlandës.
- Wembley Stadium
Stadiumi më i madh në Angli dhe i dyti në Europë me një kapacitet prej 90,000 vetësh, stadiumi Wembley u ndërtua në 1927, por u shkatërrua dhe u rindërtua në 2003 deri në hapjen e tij në 2007 me një kosto prej 1.17 miliardë £. Stadiumi Wembley ndodhet në Londër dhe atje janë zhvillua ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë, finalet e kupës FA dhe finalet e UEFA Champions League në 2011 dhe 2013. Wembley ka pritur gjithashtu ndeshje të Lojërave Olimpike të viti 2012 dhe shumë koncerte muzikore.
- Camp Nou
Shtëpia e skuadrës së Barcelonës, stadiumi më i madh në Evropë me një kapacitet prej 99,354 vetësh, Camp Nou u ndërtua në vitin 1954 dhe u hap në 1957, por u rinovua në 1995 dhe 2008. Stadiumi ndodhet në Barcelonë në rajonin e Katalonjës. Stadiumi ka mbajtur shumë evente të rëndësishme më parë si pesë ndeshje të Kupës së Botës FIFA 1982 duke përfshirë lojën hapëse, ndeshjen e fundit të futbollit në Lojërat Olimpike 1992 dhe gjithashtu dy finalet e UEFA Champions League në 1989 dhe 1999, dhe pesë finale të Superkupës së UEFA-s.