10 ditë nga nisja, Kupa e Botës zbarkon në Moskë

Sport

world cupppp
10 ditë nga starti i shumëpritur i turnout që mban mbërthyer miliarda njerëz për gati 1 muaj, Kupa e Botës ka mbërritur më në fund në Moskë. Kryeqyteti rus ka qenë destinacioni final, pas një turi që bëri thuajse nëpër të gjithë rruzullin. Trofeu është zbuluar në një skenë të vendosur në sheshin kryesor të Moskës, përpara një turme festive njerëzish. Si kumbar i këtij zbarkimi të Kupës në Moskë ka qenë Lotar Mateus, njeriu i cili ka më shumë pjesëmarrje (5) deri tani nëpër Botërorët e futbollit. Bashkë me ish-futbollistin gjerman ishin edhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Boianin dhe ambasadorja e manifestimit, Liasan Utiasheva.

rusi2018

Ky do të jetë vërtet një Botëror historik, pasi zhvillohet për herë të parë në Rusi, vend që dëshiron të përcjellë një imazh sa më të mirë në sytë e pjesës tjetër të botës. Për këtë arsye janë shpenzuar gati 10 miliardë euro në rikonstruksionin e stadiumeve, por edhe për përmirësimin e infrastrukturave turistike. Deri më sot parashikohen të jenë mbi 1 milionë tifozë, që do të mësyjnë drejt Rusisë nga anembanë botës. Biletat kanë çmime që fillojnë nga 20 euro, për të shkuar deri 1000 euro për ndeshjen finale. Saktësisht, 11 qytete dhe 12 impiante sportive janë bërë gati për të pritur 64 ndeshjet e turnout, që nis rrugëtimin më 14 qershor, me sfidën hapëse Rusi-Arabi Saudite.