Murat Yildirim rikthehet në sheshxhirim/ Aktori tregon si ndihet nga ky rikthim

Showbiz

Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani, ditët e fundit janë kapur nga kamerat teksa dukeshin me humor mjaft të mirë dhe në një intervistë të shkurtër me gazetarët, aktori ka treguar, se kohët efundit është rikthyer në sheshxhirim.

Tani jeta vazhdon me të njëjtin ritëm dhe intesitet si para rënies së tërmetit”, u shpreh aktori, duke shtuar se së bashku me produksionin dhe kastin po punonin me orare të gjata në sheshxhirim, për realizimin e serive të radhës, për projektin e fundit në të cilin aktori merr pjesë, një projekt ky i zhanrit aksion, ku Jëlldërëm interpreton personazhin kryesor.

Më tej ai duke risjellë mdërmend familjet e dëmtuara nga tërmeti u shpreh: “Periudha e tanishme është si një test i vështirë për familjet e dëmtuara, sepse problemet e tyre reale kanë filluar pikërisht tani. Faza e rimëkëmbjes pasi humbën gjithçka, është me siguri më e vështira.” Aktori përfundoi deklaratën me mesazhin se qytetarët nuk duhet të reshtin së ofruari ndihmën deri sa kjo të jetë e nevojshme.