Ҫfarë nuk shkon me Farah Zeynep Abdullah?

Showbiz

Ylli i  “Masumlar Apartmani”, seriali i cili korri sukses ndërkombëtar në vendet e transmetimit, Farah Zeynep Abdullah ka reaguar ndaj lajmit se ajo ‘ka shtuar në peshë’! Aktorja, e cila aktualisht është duke u përgatitur për rolin e saj, si protagoniste,  mbështetur në një histori autobiografike, ku do të jetë një këngëtare e famshme, ‘ironizoi’ lajmet që përmendnin peshën e saj. Ajo ka publikuar videot e saj të filtruara në llogarinë e saj në mediat sociale, shoqëruar me fjalët e saj: “A nuk jeni të mërzitur të flisni këtu dhe atje?” ‘Inxhi’ e serialit “Masumlar Apartmani”, zgjodhi të reagojë në këtë mënyrë  duke u shprehur me ironi se kishte lexuar një lajm shumë të rëndësishëm të cilin dëshironte ta ndante me të gjithë dhe se duhet ta dëgjonin  të gjithë ata që nuk e kishin dëgjuar ende. ‘Unë mendoj se është i rëndësishëm për të gjithë botën, veçanërisht për Turqinë’, thotë aktorja në video! ‘Titujt si ‘Farah fitoi peshë, Farah u trondit me peshën e saj. Çfarë ndodhi me Farah, Sa e tmerrshme është situata? Më bën  të mendoj një gjë të vogël. A nuk jeni lodhur duke folur për njerëzit këtu dhe atje?