Zyrtarizohet divorci mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Showbiz

Këngëtarja Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth, janë divorcuar zyrtarisht, pesë muaj pas ndarjes faktike të tyre. Çifti i njohur u ndanë në muajin gusht 2019, pasi këngëtarja u pa në një jaht me mikeshën e saj Kaitlyn Carter.

Kur kanë kaluar vetëm 13 muaj nga martesa e tyre e kurorëzuar në dhjetor 2018, 27-vjeçarja dhe 30-vjeçari janë sërish të lirë.

Miley është lidhur prej disa kohësh me këngëtarin australian Cody Simpson, ndërsa aktori me modelen Gabriella Brooks.