Valbona Çobën e njohin të gjithë si një nga femrat më të bukura shqiptare.Prej vitesh jeton në SHBA bashkë me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, por ditët e fundit, zjarri që ka kthyer vëmendjen e të gjithëve nga Kalifornia ka prekur edhe ikonën e bukurisë shqiptare.E ëma e saj, Reshida Çoba ka zbuluar se zjarri ka djegur shtëpinë e vajzës së saj.
Siç ajo shkruan fëmijët janë ngritur nga gjumi të tmerruar për t’iu shpëtuar flakëve, por fatmirësisht të gjithë janë mirë.Pamjet nga vendngjarja tregojnë se ka mbetur shumë pak nga shtëpia e Valbonës.Ish-Missi është e martuar me Todd Christopher dhe jeton prej shumë vitesh në Amerikë.
Ajo është e para vajzë që u shpall Miss Fotozhenia dhe u rendit e treta në Miss Shqipëria 1992.