Zjarret në Turqi, një dramë që prek nga afër yjet e ekranit

Showbiz

Emra të njohur të kinemasë turke si  Alina Boz, aktorja me origjinë shqiptare Almeda Abazi e bashkëshorti i saj Tolgahan Sajishman, kanë reaguar shpejt. Të shumtë ishin aktorët që ofruan ndihmën e tyre në sende dhe donacione parash për njerëzit në nevojë, ndër to aktoret, Burxhu Birixhik, Serenai Sarikaja, Birçe Akalaje cila specifikoi nevojat emergjente në Bodrum duke u lutur  që askush të mos e shpërdorojë ujin. Një tjetër aktore e njohur ishte Hande Erçel e cila kap në kamera teksa po largohej nga sheshxhirimi i projektit të fundit. Ajo shprehu trishtimin e saj të madh duke thënë se nuk mund ti gjente fjalët  për të përshkruar keqardhjen. Ndërsa nuk ka dashur të flasë për jetën e saj private. Gjithashtu aktori i njohur Emre Kınaj shprehu keqardhjen e madhe për humbjet në njerëz e dëmet nga zjarret masaive në pyje, permes postimittë një videojenë instagram ku keqardhja dhe gatishmëria për ndihmë nuk mungonin. Aktori Ibrahim Celikol, një nga personalitet e padiskutueshme të kinematografisë turke, I njohur edhe për karakterin e tij bujar dhe të guximshëm, ka bërë ndoshta gjestin më të bukur në mesin e kësaj tragjedie, duke marrë pjesë vullnetarisht në shuarjen e flakëve dhe duke qëndruar në vijën e pare, krah për krah me forcat zjarrfikëse.