Vajza e Elvis Presley mund të hedhë në gjyq ish-menaxherin e saj të biznesit, të cilin ajo pretendon se i ka humbur pasurinë 100 milion dollarë të babait të saj nëpërmjet vendimeve të dobëta të investimeve.Një gjykatës i Kalifornisë vendosi këtë javë gjatë seancës gjyqësore të dënonte gjestin e menaxherit Barry Siegel i cili donte të ndalonte procesin gjyqësor të Lisa Marie Presley, por i dha atij mundësinë të ngrinte çështjen përsëri në të ardhmen nëse konsiderohet e përshtatshme.
Leon Gladstone, avokati i Siegel, tha se pritet që rasti të mbetet në Gjykatën Probate dhe do të paraqesë një përgjigje në padi deri në afatin e caktuar nga gjykata, më 31 korrik 2018.Gjykata Probate merret me pasuritë dhe borxhet nga një person i cili ka vdekur.“Siç kemi thënë në të kaluarën, për më shumë se 30 vjet, Barry Siegel dhe firma e tij e menaxhimit të biznesit kanë qëndruar pranë interesave të Lisa Marie Presley dhe atyre të familjes së saj”- tha Gladstone për Fox News.Amjad Mahmood Khan, një avokat për Presleyn, tha se ata ishin të kënaqur me vendimin e gjykatës.