Cansu Dere, Neslihan Atagul, Serenay Sarikaya dhe Elcin Sangu ishin 4 aktoret kandidate për të qenë parterja e Kivanc Tatlitug në projektin e ri. Sot, është bërë publike cila aktore e ka fituar këtë rol. Është Cansu Dere, megjithatë ajo nuk do të interpretojë krah Tatlitug. Ky i fundit është tërhequr menjëherë pasi lexoi skenarin. Sipas aktorit të njohur, ky rol nuk përshtatej me të. Producentët janë tashmë në kërkim të aktorit që do të interpretojë rolin kryesor.